Garda kombëtare e Uashingtonit mbetet e sistemuar deri në fund të nëntorit
- Komandanti i Gardës kombëtare të Uashingtonit ka vazhduar misionin për sistemim në kryeqytet deri më 30 nëntor, publikoi Garda në rrjetet sociale.
- Post By Ramize Qamili
- 08:51, 5 shtator, 2025
Uashington, 5 shtator 2025 (MIA) - Komandanti i Gardës kombëtare të Uashingtonit ka vazhduar misionin për sistemim në kryeqytet deri më 30 nëntor, publikoi Garda në rrjetet sociale.
Urdhri i referohet vetëm anëtarëve të Gardës kombëtare të Uashingtonit, të cilët u sistemuan muajin e kaluar për të forcuar sigurinë. Ai nuk vlen për rojet e dërguara nga shtetet e tjera.
"E mora vendimin për të vazhduar sistemimin e trupave, megjithatë vazhdojmë të punojmë për të siguruar që të gjithë ata që ecin në rrugët e këtij qyteti të jenë të sigurt", deklaroi gjenerali i brigadës Liland D. Blançardi i Dytë, u.d. komandant i Gardës kombëtare të Uashingtonit, në videomesazh të publikuar në "Fejsbuk".
Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmoi zyrtarisht vendimin, por një përfaqësues deklaroi se "presidenti (Donald) Tramp është i përkushtuar për sigurinë afatgjate të Uashingtonit, për banorët dhe vizitorët e tij". rq/
Foto: Arkivi i EPA-s