• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ganc: Aksioni ushtarak në Gaza do të vazhdojë

Ganc: Aksioni ushtarak në Gaza do të vazhdojë

Tel-Aviv, 24 nëntor 2023 (MIA) - Forcat izraelite mbrojtëse do t'i ripërtërijnë luftimet në Gaza pas armëpushimit katërditor që flloi sot, deklaroi ministroi izraelit Beni Ganc.

Deklaratën e ka dhënë para qindra njerëzve që kanë marrë pjesë në tubimin e solidaritetit në Tel-Aviv me familjet e pengjeve izraelite në Gaza.

"Dua t'i bind familjet e të gjitha pengjeve: nuk do të ndalojmë, do t'i vazhdojmë përpjekjet dhe aksionin ushtarak në Gaza për tërheqjenh e pengjeve", theksoi Ganc, politikan i opozitës, i cili u kyç në qeveri pas shpërthimit të konfiktit me Hamasin më 7 tetor.

Mëngjesin e sotëm sipas orës lokale, ka hyrë në fuqi armëpushimi katërditor mes Izraelit dhe Hamasit, me ndërmjesim të Katarit.

Grupi militant palestinez Hamas ia dorëzoi sot Kryqit të Kuq grupin e parë të pengjeve izraelitë. Mes të liruarve janë 13 persona të cilët iu dorëzuan autoriteteve egjiptiane përmes vendkalimit Rafah. Më herët, Hamasi liroi edhe 12 të burgosur tajlandezë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR