• e mërkurë, 03 korrik 2024

Galushçenko: Nga fillimi i luftës, gjysma e sistemit energjetik të Ukrainës është dëmtuar

Galushçenko: Nga fillimi i luftës, gjysma e sistemit energjetik të Ukrainës është dëmtuar

Kiev, 9 korrik 2023 (MIA) - Ministri ukrainas i Energjetikës, Herman Galushçenko deklaroi se nga fillimi i sulmit rus në Ukraiunë, gjysma e sistemit të përgjithshëm energjetik të Ukrainës është dëmtuar.

Galushçenko tha se deri më tani janë konfirmuar 271 goditje të objekteve energjetike në Ukrainë dhe se ka objekte që janë tërësisht të shkatërruara dhe nuk mund të rinovohen, trasmeton "Unian".

Ai theksoi se në Ukrainë zbatohet fushata më e madhe për remontin në historinë, sepse është e domosdoshme të ripërtërihet sistemi sa më shumë që mundet para fillimit të sezonit të ngrohjes. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR