• e hënë, 23 dhjetor 2024

Galant: Ne jemi në fillim të një fazë të re në luftën

Galant: Ne jemi në fillim të një fazë të re në luftën

Tel-Aviv, 18 shtator 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes ka shpallur fillimin e një “faze të re” të luftës kundër Gazës, pasi Izraeli fokusohet në frontin verior kundër luftëtarëve të Hezbollahut në Liban, transmeton Al Xhazira.

Joav Galant nuk i përmendi shpërthimet misterioze të pajisjeve elektronike në Liban. Por ai vlerësoi punën e ushtrisë izraelite dhe agjencive të sigurisë, duke thënë se "rezultatet janë shumë mbresëlënëse".

Pas disa muajsh lufte në Gaza, "qendra e gravitetit po zhvendoset në veri me një devijim të burimeve dhe forcave", tha Galant.

“Jemi në fillim të një faze të re të luftës - kjo kërkon guxim, vendosmëri dhe këmbëngulje”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR