FSB parandalon tentimin e shërbimeve ukrainase për të aktivizuar një automjet-bombë në urën e Krimesë
- Shërbimi federal i sigurisë ruse (FSB) sot kumtoi se nga ana e shërbimeve speciale ukrainase është parandaluar përpjekja për të aktivizuar një automjet-bombë në Urën e Krimesë.
- Post By Ramize Qamili
- 10:43, 18 gusht, 2025
Moskë, 18 gusht 2025 (MIA) - Shërbimi federal i sigurisë ruse (FSB) sot kumtoi se nga ana e shërbimeve speciale ukrainase është parandaluar përpjekja për të aktivizuar një automjet-bombë në Urën e Krimesë.
"Një automjet me një pajisje shpërthyese të improvizuar me fuqi të lartë arriti në Rusi nga Ukraina nëpërmjet transitit nëpër disa vende. Ai kaloi kufirin ruso-gjeorgjian në pikën ndërkombëtare të kontrollit Verhni Lars në Republikën e Osetisë së Veriut-Alania dhe duhej të vazhdonte për në territorin e Krasnodarit me një automjet transportues të drejtuar nga një shofer privat", theksohet në kumtesën e mediave ruse.
Shërbimi shtoi se plani ishte t’ia dorëzonin automjetin një personi të cilin do ta drejtonte atë përmes urës së Krimesë dhe do të bëhej një "bombardues vetëvrasës i paqëllimshëm".
"Pavarësisht trukeve të terroristëve ukrainas, FSB arriti të zbulojë në kohë planet e tyre, të identifikojë dhe çaktivizojë pajisjen shpërthyese të fshehur me kujdes në 'Shevrolet vollt" dhe të arrestoj të gjithë ata të cilët morën pjesë në dërgimin e saj në territorin e vendit tonë", shtohet në kumtesë.
Shërbimi rus i sigurisë kumtoi se kjo ka qenë përpjekja e dytë e Kievit brenda një viti për të përdorur një automjet me një sasi të madhe eksplozivi për të sabotuar urën e Krimesë, ndërsa më herët më 2 prill, forcat bjelloruse të sigurisë sekuestruan një minibus me më shumë se gjysmë ton eksplozivë sintetikë në zyrën doganore të Brestit.
FSB publikoi se bashkëpunëtorët në krimin e paramenduar janë arrestuar, duke përfshirë edhe shoferin për të cilin thuhet se nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte dhe se kundër tyre është ngritur procedurë penale. rq/
Foto: EPA
Meanwhile, SBU terrorists tried to use another unsuspecting driver to blow up the Kerch bridge.
— Olga Bazova (@OlgaBazova) August 18, 2025
FSB foiled a terrorist attack: Kyiv wanted to blow up a car with a high-power bomb on the Crimean Bridge
▪️The FSB prevented Kyiv's attempt to detonate a high-power bomb planted in… pic.twitter.com/9sXebMzkRk