Frederiksen: Luftën në Ukrainë duhet parë si kërcënim rus për të gjithë ne
- Krijimi i "Murit nga dronët" duhet të jetë qëllim i përbashkët evropian, sepse përndryshe do të jemi të ndarë, gjë që nuk është mënyra e duhur që Evropa të ecë përpara, deklaroi sot kryeministrja daneze Mete Frederiksen përpara fillimit të Samitit të sotëm joformal të BE-së në Kopenhagë.
- Post By Ramize Qamili
- 13:43, 1 tetor, 2025
Kopenhagë, 1 tetor 2025 (MIA) - Krijimi i "Murit nga dronët" duhet të jetë qëllim i përbashkët evropian, sepse përndryshe do të jemi të ndarë, gjë që nuk është mënyra e duhur që Evropa të ecë përpara, deklaroi sot kryeministrja daneze Mete Frederiksen përpara fillimit të Samitit të sotëm joformal të BE-së në Kopenhagë.
"Mendoj se duhet ta braktisim perspektivën tonë kombëtare. Luftën në Ukrainë duhet ta shohim jo si një luftë në një vend evropian, por si një kërcënim rus për të gjithë ne. Domethënë, nëse e shohim Ukrainën nga perspektiva evropiane, në vend të një perspektive kombëtare, nëse e shohim luftën hibride ruse nga një perspektivë evropiane, në vend të perspektivës sonë kombëtare, atëherë mendoj se të gjithë duhet të jemi në të njëjtën anë dhe duhet të armatosemi", tha Frederiksen, vendi i të cilit është aktualisht nën presidencën e Këshillit të BE-së.
Sipas saj, lufta hibride ruse është një realitet dhe mund ta shohim një ditë në Poloni, një ditë tjetër në Danimarkë, ku fluturojnë dronët, si dhe në shumë "lloje episodesh" të tjera të ndryshme.
"Në atë shoh nga një perspektivë evropiane. Ka vetëm një vend që dëshiron të na kërcënojë, ndërsa ajo është Rusia, dhe kjo është arsyeja pse na duhet një përgjigje shumë e fortë ndaj kësaj", theksoi Frederiksen.
Ajo theksoi se natyra e luftës hibride njëkohësisht është që kërcënimet dhe sabotimet e ndryshme të shfaqen në shumë vende të ndryshme, kështu që Evropa nuk duhet të jetë e cënueshme dhe e papërgatitur dhe duhet të bëjë shumë më tepër për të mbrojtur veten nga aktivitete të tilla.
Sipas saj, kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se lufta në Ukrainë është shumë serioze, ndërsa Evropa është në situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga fundi i Luftës së dytë botërore. rq/
Foto: printskrin