• e enjte, 04 dhjetor 2025

Franken: Kërcënimi me raketat "Tomahavk" ka tërhequr vëmendjen e Putinit

Franken: Kërcënimi me raketat

Bruksel, 17 tetor 2025 (MIA) - Vendimi i presidentit rus Vlladimir Putin për t'u dakorduar të bisedojë me kolegun e tij amerikan Donald Tramp për paqen në Ukrainë, kryesisht i detyrohet paralajmërimeve nga Uashingtoni se po mendon për dërgimin e raketave bërthamore "Tomahavk" në Kiev, vlerësoi ministri belg i Mbrojtjes, Teo Franken. 

"Mendoj se diçka po ndryshon. Punët përfundimisht po ndryshojnë. Kërcënimi me raketat kryqëzuese "Tomahavk" ka tërhequr vëmendjen e Putinit, deklaroi Franken i ftuar në emisionin në televizionin shtetëror belg VRT. 

Raketat "Tomahavk" kanë rreze veprimi prej rreth 2.500 kilometrash, gjë që do t'i mundësonte Ukrainës të godiste objektiva strategjike edhe më thellë në territorin e Rusisë. 

"Atëherë Ukraina mund të shkaktonte dëme edhe më të mëdha dhe më serioze. Kërcënimi për furnizimin me 'Tomahavk' për sulme ndaj rafinerive ruse të naftës dhe gazit është padyshim diçka që Putini e dëgjon", shtoi Franken. 

Sipas tij, Ukraina edhe tani ka kryer sulme me dron mbi 25 për qind të këtyre kapaciteteve, ndërsa me raketat "Tomahavk" mund të shkaktojë dëme edhe më të mëdha. 

Franken shtoi dhe se strategjia e vërtetë për të bindur Rusinë të vendosë fundin e luftës është të forcohen sanksionet. 

"Nuk është e lehtë ushtarakisht të fitohet Rusia. Kjo duhet të bëhet ekonomikisht, me sanksione. Duhet t'i godisni aty ku i dhemb, në portofol", tha Franken. 

Ai shtoi se paralajmërimet për sanksione më të ashpra dhe masat e marra kundër bordeve të a.q "flotë në hije", me të cilat transportohen mallra ruse të përfshira në regjimin e sanksioneve, janë një arsye tjetër pse Putini dëshiron "tani të ulet në tryezë". 

"Fakti që Franca së fundmi bllokoi anijen nga 'flota në hije' dhe është në proces të robërimit së saj, do të thotë se ata janë në vështirësi. Prandaj, nuk është e pamundur që Putin megjithatë të vendosë të dëgjojë", shtoi Franken. rq/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR