• e premte, 05 dhjetor 2025

Franca dhe Gjermania propozojnë plane për bashkëpunim më të thellë në siguri

Franca dhe Gjermania propozojnë plane për bashkëpunim më të thellë në siguri

Paris, 29 gusht 2025 (MIA) - Franca dhe Gjermania sot në një deklaratë të përbashkët, përcaktuan planet për bashkëpunim më të thellë në fushën e sigurisë, përfshirë edhe iniciativën për një sistem paralajmërimi të hershëm për sulmet me raketa.

Në deklaratën e miratuar në një takim të përbashkët të qeverive franceze dhe gjermane në Tulon, në jug të Francës, theksuan se iniciativa francezo-gjermane e cila do të jetë e hapur për partnerët, do të formalizohet me letër për qëllime.

Në dokument, të dy vendet nënvizuan angazhimin e tyre për zhvillimin e projektit të Sistemit kryesor të luftimit tokësor (MGCS) për tanket. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR