Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Rusisë që të përdorë ndikimin e saj mbi separatistët në pjesën lindore të Ukrainës për depërshkallëzim të situatës
- Post By Besir Saiti
- 20:47, 18 shkurt, 2022

Berlin, 18 shkurt 2022 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të Francës dhe Gjermanisë i kanë bërë thirrje Rusisë që të përdorë ndikimin e saj mbi separatistët në pjesën lindore të Ukrainës për të “inkurajuar përmbajtje dhe për të kontribuar në depërshkallëzim”.
Duke theksuar thirrjet e separatistëve në Donjeck dhe Lugansk për evakuimin e civilëve për shkak të një konflikti të mundshëm, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analen Baerbok dhe homologu i saj francez Zhan-Iv Le Drian thanë se ishin “të shqetësuar se incidentet e organizuara mund të abuzoheshin si arsyetim për përshkallëzim potencial ushtarak”. bs/