• e diel, 22 dhjetor 2024

Formohen grupe qeveritare të punës për thellimin e bashkëpunimit me Bullgarinë

Formohen grupe qeveritare të punës për thellimin e bashkëpunimit me Bullgarinë

Shkup, 20 janar 2022 (MIA) – Qeveria në seancën e saj të katër e solli Vendimin për emërimin e bashkëkryesuesve dhe anëtarëve në grupet e përbashkëta ndërqeveritare për thellimin e bashkëpunimit bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që si konkludim doli nga takimet gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë bullgare në vendin tonë.

Siç kumtoi Pres-shërbimi qeveritar, për bashkëkryesues në Grupin e përbashkët ndërqeveritar të punës për ekonomi, tregti dhe inovacione janë emëruar Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i obliguar për çështje ekonomike, koordinim të politikave ekonomike dhe investime, ndërsa për anëtarë janë përcaktuar Fatmir Besimi, ministër i Financave dhe Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Anëtarë të Komisionit duhet të emërojnë edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit dhe Punëve të Jashtme, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim, Agjencitë për Investime të Huaja dhe promovim të  eksportit dhe për promovim të turizmit, si dhe Ministria e Ekonomisë për pjesën e energjetikës.

Bashkëkryesues në Grupin e përbashkët të punës për infrastrukturë, transport dhe lidhje janë emëruar Blagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Milevski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës.

Për anëtarë duhet të emërohen edhe përfaqësues të Kabinetit të zëvendëskryeministrit të obliguar për çështjet ekonomike, koordinim të politikave ekonomike dhe investime, si dhe të Ministrisë së Financave, të Ekonomisë dhe të Punëve të Jashtme.

Me grupin e përbashkët të punës për  integrim  evropiane dhe politika të gjelbra për bashkëryesues  emërohen  Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Slavica Gërkovska, zëvendëskryeministre për politika për qeverisje të mirë dhe Naser Nuredini, ministër i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa anëtarë të grupit të punës  duhet të emërohen edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e Financave dhe e Drejtësisë.

Për bashkëkryesues të grupit të përbashkët ndërqeveritar të punës për kulturë, shkencë dhe arsim është emëruar Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre e Kulturës dhe Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Për anëtarë të grupit duhet të emërohen dhe përfaqësues të Ministrsë së Ekonomisë dhe Punëve të Jashtme dhe të agjencive për promovim dhe mbështetje të turizmit dhe për rini e sport.

“Në mënyrë shtesë do të emërohen edhe  bashkëkryesues dhe anëtarë për grupin e punës i cili duhet të përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale”, thuhet në kumtesën qeveritare.

QËNDRONI TË LIDHUR