• e premte, 05 dhjetor 2025

Forcat sudaneze për mbështetje të shpejtë pranuan propozimin amerikan për armëpushim humanitar

Forcat sudaneze për mbështetje të shpejtë pranuan propozimin amerikan për armëpushim humanitar

Kartum, 6 nëntor 2025 (MIA) - Forcat paraushtarake për mbështetje të shpejtë të Sudanit (RSF) kanë pranuar një propozim nga SHBA-ja dhe disa shtete arabe për një armëpushim humanitar dhe kanë shprehur gatishmëri për bisedime për t'i dhënë fund armiqësive me ushtrinë sudaneze, theksohet në kumtesën e sotme të RSF-së. 

Ky publikim, të cilin armata sudaneze nuk e ka komentuar ende, vjen më pak se dy javë pasi RSF-ja mori kontrollin e qytetit El Fashir, me çka duke forcuar kontrollin e saj mbi rajonin perëndimor të Darfurit.

"Forca për mbështetje të shpejtë me padurim presin zbatimin e marrëveshjes dhe fillimin e bisedimeve për të rregulluar ndërprerjen e armiqësive dhe parimet themelore që do të udhëheqin procesin politik në Sudan", theksohet në kumtesën e RSF-së. 

SHBA-ja, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti bënë thirrje në shtator për një armëpushim humanitar tremujor në Sudan, pas së cilit duhet të vijoj një armëpushim i përhershëm.

Dëshmitarët deklaruan se RSF-ja vrau dhe rrëmbeu civilë gjatë dhe pas marrjes së kontrollit të El Fashir.

Konflikti ushtarak midis armatës sudaneze dhe RSF-së shpërthyen në prill të vitit 2023, kur të dy forcat, deri atëherë partnerë në pushtet, hynë në një konflikt të ndërsjellë. 

Në konflik u vranë dhjetëra mijëra persona, ndërsa miliona të tjerë u zhvendosën.  rq/

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR