Fon der Lajen i premtoi Trampit se BE-ja do ta ndalë blerjen e naftës dhe gazit rus
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, publikoi se i ka premtuar presidentit amerikan, Donald Tramp se BE-ja do ta ndalë sa më shpejtë blerjen e naftës dhe gazit rus, publikoi DPA.
- Post By Ramize Qamili
- 07:44, 17 shtator, 2025
Bruksel, 17 shtator 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, publikoi se i ka premtuar presidentit amerikan, Donald Tramp se BE-ja do ta ndalë sa më shpejtë blerjen e naftës dhe gazit rus, publikoi DPA.
Fon der Lajen në "X" shkroi se dje ka biseduar në telefon me Trampin. Ajo premtoi se Komisioni Evropian së shpejti do ta prezantojë pakon e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës para më shumë se tre vite e gjysmë. Paketa do të orientohet konkretisht ndaj kriptovalutave, bankave dhe sektorin e energjetikës, saktësoi kryetarja e Komisionit Evropian.
Pardje, Trampi fillimisht kërkoi që BE-ja ta ndalë blerjen e naftës ruse para se SHBA-ja të vendosë sanksione kundër Rusisë.
"Ekonomia ushtarake e Rusisë, e mbështetur nga të ardhurat nga lëndët djegëse fosile, e financon gjakderdhjen në Ukrainë", publikoi Fon der Lajen në publikimin e saj. Ajo shkroi se "për t’i dhënë fund kësaj, Komisioni Evropian do të propozojë përshpejtimin e heqjes graduale të importeve të karburanteve fosile ruse".
BE-ja tashmë ka ndaluar importet e pjesës më të madhe të naftës ruse, duke e ulur pjesën e tyre nga 29 për qind në fillim të vitit 2021 në dy për qind deri në mesin e këtij viti. Bashkimi Evropian, gjithashtu, planifikon ta ndalë plotësisht blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia deri në fund të vitit 2027. Fon der Lajen dje deklaroi se Brukseli dëshiron që ta arrijë këtë qëllim sa më herët. rq/bsh/
Foto: DPA