• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Fon der Lajen arriti për vizitë në Bullgari

Fon der Lajen arriti për vizitë në Bullgari
Sofje, 6 prill 2022 (MIA) - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen sonte udhëtoi drejt Sofjes me rastin e prezantimit të ardhshëm të vlerësimit të Komisionit evropian për Planin nacional për ripërtëritje dhe qëndrueshmëri të Bullgarisë. Siç ëajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Fon der Lajen u prit nga Cvetan Qulanov, ushtrues i detyrës shef i përfaqësisë së Komisionit evropian në Bullgari dhe Lena Borisllavova, shefe e kabinetit të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov. Bullgaria dhe Holanda mbetën dy vendet e fundit të cilat deri në fund të korrikut të vitit të kaluar nuk i parashtruan planet e veta të debatit në Komisionin evropian. Njëkohësisht, Bullgaria katër herë kërkoi shtyrje të vlerësimit pas parashtrimit të saj zyrtar nga mesi i tetorit të vitit të kaluar.Afati i fundit duhej të skadonte më 15 prill. Në mëynrë që plani të marrë dritë të gjelbër dhe Bullgaria të mund të ketë dobi nga mjetet e cekura në të, ai duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së, që me siguri do të zgjasë rreth një muaj. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR