• e premte, 22 nëntor 2024

Fjalimi i Vitit të Ri të Erdoganit: Ndaloni vrasjen e grave dhe fëmijëve të pafuqishëm në Gaza

Fjalimi i Vitit të Ri të Erdoganit: Ndaloni vrasjen e grave dhe fëmijëve të pafuqishëm në Gaza

Stamboll, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në fjalimin e tij për Vitin e Ri, i bëri thirrje komunitetit global që t'i japë fund vrasjes së grave dhe fëmijëve të pafuqishëm në Gaza, raporton Anadollu.

Në video-mesazhin e Vitit të Ri, presidenti turk Erdogan preku synimet e vendit të tij, si dhe ngjarjet globale që shënuan vitin e kaluar.

Ai nënvizoi se duhen bërë përpjekje të sinqerta për të ndalur konfliktet në botë.

"Ne duhet të shohim përpjekje të sinqerta për të ndaluar konfliktet që i tërheqin njerëzit në dhimbje, shpenzojnë resurset e kombeve, duke filluar me luftën ruso-ukrainase", tha Erdoğan dhe shtoi se ne duhet të shohim që të gjitha vendet, institucionet, të marrin një qëndrim të bashkuar kundër vrasjes së fëmijëve dhe grave të pafajshme në Gaza.

Ai shtoi se ka shpresë për një të ardhme më të mirë për njerëzimin. "Që kjo të ndodhë, vendet e ashtuquajtura demokratike, liridashëse duhet të ndalojnë së mbështeturi terroristët gjakatarë", potencoi Erdogan.

Më pas ai foli për problemet me të cilat përballet vendi i tij.

"Shkaku kryesor i problemeve me të cilat përballemi, nga lufta kundër terrorizmit deri te kurthet ekonomike, është qëllimi për të parandaluar ndërtimin e një Turqie të madhe dhe të fuqishme”, tha Erdogan.

Presidenti turk theksoi se në një kohë kur kriza globale vazhdon të rritet, ai do të ngrejë edhe më shumë yllin e Turqisë, e cila prodhon, punëson, rritet dhe zhvillohet.

"Qëllimet tona për vitin 2023 ishin vetëm fillimi, me ‘Shekullin e Turqisë' ne fillojmë përparimin tonë të vërtetë në vitin 2024", theksoi Erdogan. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR