• e enjte, 26 dhjetor 2024

Finlanda në mënyrë drastike do ta zvogëlojë numrin e vizave të dhëna turistike për rusët

Finlanda në mënyrë drastike do ta zvogëlojë numrin e vizave të dhëna turistike për rusët
Helsinki, 16 gusht 2022 (MIA) – Finlanda, nga 1 shtatori, do ta kufizojë numrin e vizave të dhëna për turistët rusë në 10 për qind nga numri i tyre aktual për shkak të rritjes së pakënaqësisë së publikut për shkak të pushtimit rus ndaj Ukrainës. “Dhënia e vizave turistike nuk do të ndalet plotësisht, por numri i tyre dukshëm do të zvogëlohet”, deklaroi sot ministri finlandez i Punëve të Jashtme, Peka Havisto. Ai saktësoi se për këtë qëllim do të shkurtohet orari i punës së konsullatave për dhënien e vizave turistike. Kjo është e nevojshme sepse ndalimi i vizave nuk mund të vendoset për shkak të kombësisë së aplikantëve. Kur shqyrtohen aplikimet e rusëve, prioritet tani do t'i jepet lëshimit të "llojeve të tjera të vizave: vizita e të afërmve, kontaktet familjare, puna dhe studimi", theksi Havisto. Finlanda për momentin përpunon gati 1.000 aplikacione ruse për viza në ditë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme për televizionin publik Jule. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR