• e hënë, 23 dhjetor 2024

Finlanda e ka vazhduar mbylljen e kufirit me Rusinë

Finlanda e ka vazhduar mbylljen e kufirit me Rusinë

Helsinki, 11 janar 2024 (MIA) - Finlanda do ta vazhdojë mbylljen e kufirit me Rusinë, që është dashur të përfundojë më 15 janar, deklaroi ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Sari Esaja për televizionin kombëtar ILE.  

"Kufiri do të mbetet i mbyllur", tha Esaja në pyetjen nëse do të qëndrojë i mbyllur edhe një muaj.

Mediat finlandeze paraprakisht sot njoftuan se qeveria do ta vazhdojë masën

Finlanda e ka mbyllur kufirin e saj me Rusinë nga fundi i i vitit të kaluar që të parandalojë numër të rritur të azil-kërkuesve që të hyjnë në vendin nordik dhe tha se Moska e ka organizuar fluksin, akuzë të cilën Kremlini e mohon.

Rreth 900 azil-kërkues nga vendet si Kenia, Maroko, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni kanë hyrë në Finlandë nga Rusia në nëntor, që është rritje e madhe për më pak se një ditë në periudhën e kaluar, sipas kufitarve finlandezë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR