• e mërkurë, 03 korrik 2024

Filmi "Barbi" ka fituar mbi një miliard dollarë

Filmi

Los Anxhelos, 7 gusht 2023 (MIA) - Filmi "Barbi" ka fituar mbi një miliardë dollarë nga shitja e biletave në SHBA dhe në mbarë botën për rreth dy javë, publikoi dje Uorner Bros.

"Si distributorë kryesorë, shpesh edhe nuk mbetemi pa fjalë nga shfaqja e filmit, por 'Barbilion' i ka tejkaluar madje edhe parashikimet tona më optimiste", deklaroi Xhef Godlstin, përgjegjës për shpërndarje vendore të "Uorner bros".

Studio raportoi se filmi ka fituar 459 milionë dollarë në kinematë e vendit dhe 572.1 milionë dollarë jashtë SHBA-së, duke e çuar totalin e tij në 1.0315 miliardë dollarë. Ky informacion është konfirmuar nga kompania analitike “Komskor" (Comscore).

Me regji nga shkrimtares-regjisores Greta Gervig, në aktrojnë Margot Robi dhe Rajan Gosling në rolet kryesore si Barbie dhe Ken. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR