• e hënë, 23 dhjetor 2024

FAO parashikon se këtë vit importi i ushqimit do të arrijë 1,8 miliardë dollarë

FAO parashikon se këtë vit importi i ushqimit do të arrijë 1,8 miliardë dollarë
Romë, 9 qershor 2022 (MIA) – Vlera e importit të ushqimit këtë vit do të arrijë 1,8 miliardë dollarë për shkak çmimit edhe përskaj rritjes akoma nuk plotësohen shpenzimet e bujqve, paralajmëroi sot Agjencia e OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO). Krahasuar me vitin e kaluar, vlera e importit do të rritet për 2,9 për qind apo 51 miliardë dollarë, ndërsa 49 miliardë nga kjo shumë i përket rritjes së çmimeve të ushqimit, thekson FAO. “Duke pasur parasysh rritjen e mprehtë të çmimeve të inputeve, problemet kohore dhe rritja e pasigurisë në treg për shkak të luftës në Ukrainës, parashikimi më i ri i FAO sinjalizon kufizime në furnizimin me ushqim dhe shpenzim të ri rekord për import”, sqaroi Upali Galketi Araçillaxh, ekonomist i FAO-s. Indeksi i çmimeve të inputit të FAO-s e ka arritur nivelin e tij më të lartë, ndërsa 12 muajt e kaluar është tejkaluar edhe rritja e indeksit të çmimeve të ushqimit të FAO-s. Kjo tregon se çmimet reale për bujqit në fak janë të ulta pavarsishtë që konsumatorët paguajnë më shumë, gjendja që po ndodh është destimuluese për intensifikimin e prodhimtarisë në të ardhmen, sqarojnë nga FAO. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR