• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fajon për takimin e Kurtit me Vuçiqin në Bruksel: Pres që të dyja palët të kthehen në dialog

Fajon për takimin e Kurtit me Vuçiqin në Bruksel: Pres që të dyja palët të kthehen në dialog

Lubjanë, 24 tetor 2023 (MIA) - Ministrja sllovene e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon ka deklaruar sot, duke e komentuar takimin e paralajmëruar të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, se nuk pret rritje të mëtejshme të tensioneve dhe se të dyja palët do të kthehen në dialog.

"Gjithmonë është e rëndësishme që të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të de-përshkallëzuar tensionet, për të mos pasur përshkallëzime të mëtejshme dhe që të dyja palët të kthehen në tavolinë, dhe kjo do të thotë vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit", tha ajo në një konferencë për shtyp në në kuadër të Forumit strategjik të BE-së për rajonin e Danubit në Bërdo afër Kranjit.

Shefi i diplomacisë austriake, Aleksander Shalenberg, theksoi se është e rëndësishme që Serbia t'i sjellë para drejtësisë pjesëmarrësit në konfliktin në Banjskë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se në ditët në vijim pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR