• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Fajnenshël Tajms: Rreth 60.000 ushtarë ukrainas kanë dezertuar nga fillimi i vitit

Fajnenshël Tajms: Rreth 60.000 ushtarë ukrainas kanë dezertuar nga fillimi i vitit

Londër, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Në 10 muajt e parë të këtij viti kanë dezertuar rreth 60.000 ushtarë ukrianas, që është pothuajse dyfish më tepër  nga dy viete e kaluara, ndërsa Rzsia pushton gjithnjë e më shumë territoret ukrainase, shkruan Fajnenshël Tajms.

Gazeta thekson se Ukraina po përpiqet t'i plotësojë radhët e saj në linjën e parë të frontit, ndërsa Rusia gjithnjë e më shumë po përparon.

Nga janari deri në nëntor të këtij viti, prokurorët në Ukrainë kanë hapur 60.000 raste kundër ushtarëve për shkak të dezertimit nga njësitë ushtarake pa leje.

Qindra ushtarë ukrainas u larguan nga Brigada 123 në Ugledar, në Donjeck, në fund të tetorit dhe disa ushtarë u kthyen në rajonin Mikolaev, ku organizuan një protestë publike duke kërkuar më shumë armë dhe trajnim për ushtrinë.

"Arritëm në Ugledar vetëm me mitralozë, thanë do të ishin 150 tanke, por ishin 20", tha një oficer i brigadës 123.

Autoritetet lokale thanë se disa nga dezertorët e Brigadës 123 tashmë janë kthyer në front, raportoi Unian. Përveç kësaj, disa ushtarë shfrytëzojnë mundësinë për t'u larguar nga Ukraina duke shkuar në kampe trajnimi të huaja.

Një zyrtar polak i sigurisë tha se mesatarisht 12 ukrainas arratisen nga kampet e stërvitjes ushtarake në Poloni çdo muaj.

Këtë verë, Rusia pushtoi pjesën më të madhe të territorit ukrainas që nga fillimi i konfliktit në shkurt të vitit 2022.

Disa analistë parashikojnë se Rusia do të pushtojë 2700 kilometra katrorë të territorit të Ukrainës deri në fund të këtij viti. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR