• e premte, 22 nëntor 2024

Eurostat: Shkalla e punësimit në BE është 75,7 për qind në tremujorin e parë me rritje të vogël

Eurostat: Shkalla e punësimit në BE është 75,7 për qind në tremujorin e parë me rritje të vogël

Bruksel, 14 qershor 2024 (MIA) - Shkalla e punësimit të banorëve të Bashkimit Evropian të moshës 20 deri në 64 vjeç arrin 75,7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, njoftoi sot Eurostat.

Zyra e statistikave të BE-së thotë se kjo përfaqëson një rritje të lehtë prej 0,2 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023.

Shkalla e punësimit varion në 15 vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa kërcimi më i madh në periudhën e vëzhguar është shënuar në Kroaci dhe ka arritur në 1,8 për qind. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR