• e hënë, 23 dhjetor 2024

Europol: Në Ukrainë është arrestuar lideri i grupit të njohur haker

Europol: Në Ukrainë është arrestuar lideri i grupit të njohur haker

Hagë, 28 nëntor 2023 (MIA) - Në operacionin e përbashkët të policisë së Ukrainës, Francës, Gjermanisë, Norvegjisë dhe SHBA-së, është arrestuar lideri i grupit haker, i cili vepron nga Ukraina dhe është përgjegjës për kiber sulme, qëllimi i të cilit është të zhvat qindra miliona euro nga viktimat e tij, njoftoi sot Shërbimi evropian i policisë (Europol).

Policia mbrëmë ka kryer bastisje në 30 prona në Ukrainën perëndimore dhe qendrore. Me këtë rast është arrestuar një burrë 32 vjeç, për të cilin dyshohet se është lideri i një bande, si dhe katër bashkëpunëtorëve të tij.

Më shumë se 20 hulumtues nga Franca, Gjermania, Norvegjia dhe SHBA-ja janë të sistemuar në Kiev që t'u ndihmojnë policëve lokale dhe autoriteteve gjyqësore.

Ky grup hakerash sulmoi organizata në 71 vende, duke infektuar rreth 250 serverë që çuan në një humbje financiare prej disa qindra miliona eurove.

“Këta hakerë dihet se synojnë në mënyrë specifike kompanitë e mëdha dhe pengojnë aktivitetet e tyre”, shtohet në komunikatën e Europol. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR