• e enjte, 04 dhjetor 2025

Europoli arrestoi mercenarë të cilët duhej të rrëmbenin udhëheqësin e një bande droge shqiptare

Europoli arrestoi mercenarë të cilët duhej të rrëmbenin udhëheqësin e një bande droge shqiptare

Nicë, 13 tetor 2025 (MIA) - Gjashtë persona u arrestuan në një operacion të madh ndërkombëtar për të shkatërruar një grup mercenarësh të angazhuar për rrëmbimin e udhëheqësit të një bande rivale.

Operacioni, i cili u zhvillua dje, u udhëheq nga Gjermania me mbështetjen e Europolit dhe pilicëve nga Danimarka, Franca, Letonia dhe Mbretëria e Bashkuar, publikoi Europol.

Qëllimi i mercenarëve, midis të cilëve ish anëtarë të legjionit të huaj francez, ishte shef i një rrjeti shqiptar të drogës. Besohet se ai organizoi vjedhjen e disa ton kanabis me vlerë miliona euro, ndërsa rrëmbimi ishte për qëllime hakmarrje. Mercenarët ishin shtetas letonezë, shumë të trajnuar dhe të pajisur me pajisje profesionale për të kryer detyrën. 

Gjatë aksionit të koordinuar, katër persona u arrestuan në Danimarkë, Francë, Letoni dhe Mbretërinë e Bashkuar. Dy të dyshuar të tjerë u arrestuan më herët, në tetor të vitit 2014, në Gjermani, dhe që atëherë janë dënuar.

Europol luajti një rol kyç në hetim, duke mundësuar shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin operativ.

Në ditën e aksionit, një ekspert i Europolit ishte në Nisë për të ndihmuar hetuesit në terren në kohë reale duke verifikuar të dhënat.

Hetimi zbuloi se disa nga të dyshuarit janë ish ushtarë të legjionit të huaj francez, me çka tregon një trend alarmues që lidhet me luftën në Ukrainë.

Europoli paralajmëron se ushtarët e trajnuar në luftime - duke përfshirë ukrainas të trajnuar nga forcat amerikane, legjionarët dhe mercenarët rusë - kthehen nga fushëbeteja dhe i përdorin aftësitë e tyre për nevojat e krimit të organizuar. rq/

Foto: Europol

QËNDRONI TË LIDHUR