• e premte, 05 dhjetor 2025

Eurokomisarja Marta Kos arriti në Tiranë

Eurokomisarja Marta Kos arriti në Tiranë

Tiranë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Eruokomisarja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka arritur në Tiranë, ku nesër do të mbahet Samiti i planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor "Rruga Jonë drejt BE-së".

Zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama, për të cilat nuk ka detaje, me kryetarin e Shtëpisë ligjvënëse, Niko Pelleshi dhe ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Në takimin me Pelleshin, u diskutua progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe prioritetet pas hapjes së të gjithë kapitujve të negociatave.

Pelleshi theksoi se integrimi evropian mbetet qëllimi kryesor strategjik i Shqipërisë.

Në takim, në të cilin morën pjesë edhe disa kryetarë dhe nënkryetarë të komisioneve parlamentare, ata nga opozita konfirmuan mbështetjen e tyre për rrugën evropiane të vendit, duke theksuar domosdoshmërinë e përforcimit të standardeve demokratike. 

Takimi përfundoi me një angazhim të përbashkët për të vazhduar procesin e negociatave me një ritëm të qëndrueshëm dhe për të thelluar bashkëpunimin me institucionet evropiane.

Ajo publikoi edhe një fotografi ku të dyja së bashku ishin duke ecur nëpër Tiranë dhe shkroi: Me Martën nëpër Tiranë. 

Foto: Pelleshi/Spiropali FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR