• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eurobarometër: Shumica e evropianëve duan temp më të shpejtë drejt tranzicionit të gjelbër

Eurobarometër: Shumica e evropianëve duan temp më të shpejtë drejt tranzicionit të gjelbër

Bruksel, 20 korrik 2023 (MIA) - Madje 93 për qind e qytetarëve të BE-së konsiderojnë se ndryshimet klimatike paraqesin problem serioz, me të cilin përballet bota, ndërsa 53 për qind e tyre duan përshpejtim të tranzicionit të Unionit ndaj ekonomisë së gjelbër në kushte të rritjes së çmimeve të energjensave dhe shqetësimit për furnizim me gaz pas pushtimit rus në Ukrainë, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i ri i Eurobarometër, të publikuara sot.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas anketës, 73 për qind e evropianëve vlerësojnë se çmimi i dëmit të shkaktuar nga ndyshimet klimatike është shumë më i madh nga investimet e nevojshme për tranzicion të gjelbër, ndërsa 75 për qind janë të qëndrimit se ndërmarrja e masave për mbrojtje të klimës do të sjellë deri në inovacione.

Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, deri në 93 për qind pohojnë se marrin masa individuale për të mbrojtur klimën dhe me vetëdije bëjnë zgjedhje të qëndrueshme në jetën e tyre të përditshme, dhe kur pyeten se kush është përgjegjësia për marrjen e masave kundër ndryshimeve klimatike, 56 për qind tregojnë për qeveritë e tyre kombëtare dhe BE-në, ndërsa 53 pë qind për sektorin e biznesit dhe industrinë.

Sondazhi i Eurobarometrit për ndryshimet klimatike, i kryer nga 10 maji deri më 15 qershor të këtij viti, ka përfshirë 26.358 qytetarë të BE-së nga grupe të ndryshme sociale dhe demografike në të 27 vendet-anëtare të BE-së. Hulumtimi është kryer ballë për ballë me një vizitë fizike në shtëpitë e të anketuarve ose nëpërmjet ndërveprimit video-onlajn. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR