EUObserver: Për tre dekada nga Shqipëria u larguan 37 për qind e popullsisë
Tiranë, 2 nëntor 2022 (MIA) - Të dhënat e EUOBserver tregojnë se Shqipëria ka humbur 37 për qind të popullsisë në 30 vjet (1990/2020), duke kryesuar listën e emigracionit në Ballkanin Perëndimor, njoftoi Top Çanell.
Kjo nënkupton se mbi 1.2 milionë njerëz janë larguar nga vendi.
"Sipas Fondacionit Vestminster për Demokraci, kostoja vjetore e largimit të të rinjve të arsimuar varion nga minimumi 840 milionë euro në maksimum 2.46 miliardë euro, gjë që ul edhe ekonominë e vendit, thekson televizioni.
Sipas Bankës Botërore, nga ana tjetër, ndryshimet e shpejta demografike do të reflektohen edhe më shumë në kufizimin e bizneseve, pasi “në raportin e fundit ekonomik rajonal theksohet se inflacioni ka arritur nivele të paprecedentë, duke ulur fuqinë blerëse dhe besimin dhe duke prekur më të varfërit”.
Në raportin e fundit të BB-së për zhvillimet rajonale, shqetësimet kryesore të sipërmarrësve janë korrupsioni dhe emigracioni.
“Në këtë situatë raporti thekson se ekziston rreziku i ngadalësimit të negociatave me Bashkimin Ecropian, si dhe i vonesës së reformave, ndaj rekomandon rritje të standardeve të qeverisjes”, shton Top Çanel.
Vetëm në periudhën 2008-2020 më shumë se 700 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian dhe mijëra të tjerë banojnë ilegalisht në mbarë botën, duke rritur kështu numrin e emigrantëve shqiptarë. ls/