• e premte, 05 dhjetor 2025

Eslami: Irani vazhdon në rrugën e vet, nuk marrim urdhra nga askush

Eslami: Irani vazhdon në rrugën e vet, nuk marrim urdhra nga askush

Teheran, 25 shtator 2025 (MIA) - Kryetari i Organizatës iraniane për enegjisë bërthamore, Mohmed Eslami, duke reaguar në deklaratat e ministrit të energjisë amerikane, Kris Rajt për shfuqizimin e programit bërthamor të Iranit, deklaroi se Teherani nuk pranon urdhra nga asnjë vend. 

"Ne nuk marrim urdhra nga askush. Deklaratat e ministrit të Energjisë amerikane për ne nuk janë të rëndësishme. Presionet e tyre, dhuna, sanksionet, sulmet, luftërat, konfliktet dhe komplotet e tyre kanë dëmtuar popullin tonë, por ne vazhdojmë në rrugën tonë", tha Eslami në intervistë për Rasha tudej, transmetoi agjencia Tasnim. 

Ai theksoi se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe se Agjencia ndërkombëtare e energjisë bërthamore (ANEB) ushtron kontroll të rreptë mbi të. 

Përveç kësaj, ai përmendi se deri më tani nuk ka pasur raportime për devijim të programit bërthamor të Iranit nga programi i tij. Eslami potencoi se Irani prodhon të gjitha produktet dhe materialet e nevojshme për programin e tij bërthamor në kuadër të vendit. 

"Rruga dhe programet tona janë të qarta", shtoi ai. 

Ministri i Energjisë amerikane, në konferencën vjetore të Agjencisë së energjisë bërthamore, kërkoi çmontimin e plotë të programit të pasurimit të uraniumit dhe të impianteve të ripërpunimit të plutoniumit iranian. 

"Nëse kjo çështje nuk ishte mjaftueshëm e qartë më parë, do të përsëris qëndrimin e SHBA-së: Rruga bërthamore e Iranit duhet të eliminohet plotësisht", tha Rajt. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR