• e diel, 22 dhjetor 2024

Eskobari vizitën në Tiranë e përfundoi me takimin me kryeministrin Rama

Eskobari vizitën në Tiranë e përfundoi me takimin me kryeministrin Rama
Tiranë, 9 dhjetor 2021 (MIA) - Zëvendës ndihmësi sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Eskobar, në vizitën e sotme në Tiranë e përfundoi me takim njëorësh me kryeministrin Edi Rama. Në lidhje me porositë të cilat i ka sjellë në Shqipëri, përmes një kumtese informoi ambasada amerikane, në të cilën bëhet e ditur se "fokusi i SHBA-së ishte vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërinë". "Gjatë takimeve të tij, zëvendës ndihmës sekretari, Eskobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA-së për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor", qëndron në kumtesë. Shtohet se e mirëpriti forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s dhe krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investime. "Eskobar, gjithashtu, mirëpriti punën e përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për integrimin rajonal dhe global – veçanërisht kur të dyja vendet do të shërbejmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 2022", bëhet e ditur në kumtesën e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës në Fejsbuk. Në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë, Eskobari u takua edhe me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçka, si dhe me liderin e partisë opozitare Partia Demokratike, Lulzim Basha. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR