• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Eskobar: Kosova t'i plotësojë kërkesat për targat dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe

Eskobar: Kosova t'i plotësojë kërkesat për targat dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe
Uashington, 10 nëntor 2022 (MIA) – Përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, deklaroi sot se Kosova duhet t'i plotësojë kërkesat e vendeve perëndimore lidhur me targat dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe, transmeton Beta. Eskobar për programin e Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe deklaroi se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës është "e padobishme", por edhe se kjo ka krijuar një situatë "përafërsisht të rrezikshme" në veri të Kosovës. “Kemi qenë shumë të qartë dhe të hapur për atë që presim nga të dyja palët. Kemi kërkuar nga Kosova një periudhë prej një viti që të zbatojë fushatë për informimin e publikut dhe për ta përgatitur komunitetin e rrezikuar për t'i ndërruar targat e automjeteve”, tha Eskobar. Ai u bëri thirrje autoriteteve kosovare për ta lënë në rend dite çështjen e Asociacionit. "Nga pikëpamja jonë dhe pikëpamja e partnerëve të Kuintës, kjo është kërkesë dhe ne do të qëndrojmë të fuqishëm", tha Eskobar. Duke folur për palën serbe, funksionari amerikan tha se çdo protestë duhet të jetë e qetë. "Tërheqja e serbëve nga institucionet kosovare nuk është e dobishme. U bëjmë thirrje partive të jenë të gatshëm menjëherë t'i realizojnë këto çështje", shtoi Eskobar. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR