• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eskobar: Berisha "non grata" bazohet në dëshmi, u bëri thirrje institucioneve shqiptare që ta hetojnë këtë

Eskobar: Berisha
Tiranë, 25 tetor 2022 (MIA) - I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, u bëri thirrje institucioneve shqiptare “të shqyrtojnë “Non grata”-n e Sali Berishës, pasi ajo është e bazuar në fakte dhe dëshmi. "Vendimi për ta shpallur atë non grata ishte një vendim institucional. Nuk ishte vendim individual dhe as politik. Ishte një vendim që e morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Do t'u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri për ta hetuar", tha Eskobar për Zërin e Amerikës. Por dua të them, shtoi ai, se kemi ende partnerë të mirë në Partinë Demokratike. "Duam që Partia Demokratike të jetë një kontribuese e fortë dhe e rëndësishme për stabilitetin politik në Shqipëri. U bëj thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike që të mendojnë për imazhin që përcjellin, nëse në krye do të kishin njerëz që Sekretari amerikan i Shtetit i ka cilësuar si të korruptuar dhe të padëshirueshëm", tha Eskobar. Ish-presidenti shqiptar, ish-kryeministri dhe lideri aktual politik i krahut më të madh të Partisë opozitare Demokratike, Sali Berisha, u shpall non grata nga SHBA-ja në maj të vitit të kaluar për shkak të korrupsionit. Në qershor të këtij viti, Berisha u shpall i padëshirueshëm edhe në Britaninë e Madhe. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR