• e enjte, 04 dhjetor 2025

ERT: Vendkalimin kufitar Evzoni për hyrje në Greqi në ditë e kalojnë rreth 25.000 persona

ERT: Vendkalimin kufitar Evzoni për hyrje në Greqi në ditë e kalojnë rreth  25.000 persona

Athinë, 6 gusht 2025 (MIA) - Në ditë kalojnë rreth 25.000 persona dhe dalin rreth 15.000, tha për televizionin shtetëror grek ERT, kryetari i shërbimeve policore nga Kilkisi, Plutarhos Elefteriadis për vendkalimin kufitar Evzoni/Bogorodicë, ku në ditë të caktuara për hyrje në Greqi janë krijuar radhë të makinave me turistë, si nga vendi ynë, ashtu edhe nga vendet e rajonit, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

ERT, në raportin nga vendkalimi kufitar komentoi se për çdo ditë ka turma në Evzoni me turistë nga Ballkani, të cilët e vizitojnë Greqinë veriore, ndërsa megjithatë kryetari i shërbimeve policore sqaroi se është përpjekur t'i përgjigjet fluksit të shtuar të automjeteve dhe potencoi se vetëm gjatë fundjavës së kaluar rreth 50.000 turistë kanë hyrë në Greqi përmes këtij vendkalimi kufitar.

Shtoi se këtë vit ka nëpunës policorë shtesë dhe janë hapur nëntë sportele për hyrje në Greqi dhe gjashtë për dalje.

"Është pozitive që këtë vit kishim një përforcim të vogël dhe kjo ndihmoi shumë edhe për të pushuar personeli policor që punon çdo ditë", potencoi Elefteriadis.

Sipas ERT, gjatë sezonit veror në vendkalimin kufitar Evzoni janë angazhuar policë nga Greqia veriore dhe numri i tyre arrin deri 65, ndërsa në secilin turn nga ana e Greqisë punojnë 12 deri në 18 nëpunës policorë për shkak të numrit të shtuar të turistëve. rq/bsh/

Foto: Printskrin ERT

QËNDRONI TË LIDHUR