• e shtunë, 23 nëntor 2024

Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael dhe t'i ndihmojë palestinezët

Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael dhe t'i ndihmojë palestinezët

Ankara, 29 korrik 2024 (MIA) - Turqia mund të hyjë në Izrael që t'u ndihmojë palestinezëve siç ka bërë dikur në Libi dhe në Nagorno Karabah, deklaroi mbrëmë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.   

"Duhet të jemi shumë të fuqishëm për Izraelin që të mos mundet në Palestinë ta bëjë atë që e bën tani", tha presidenti turk në tubimin e partisë qeveritare AKP në qytetin Rize të Detit të Zi, duke i lavdëruar rezultatet nga industria e armëve.

"Siç kemi hyrë në Karabah dhe në Libi, mund të bëjmë diçka të tillë edhe me ata", tha Erdogan në fjalimin e transmetuar nga televizioni shtetëror.

Presidenti turk nuk precizoi se çfarë intervenimi ka në mëndje, ndërsa përfaqësuesit e partisë së tij nuk u përgjigjën për detajet e deklaratës së tij. Tash për tash nuk ka koment nga Izraeli.

Në vitin 2020, Ankaraja ka dërguar ushtarë dhe pajisje ushtarake në Libi që ta mbështesë qeverinë libaneze të unitetit naional dhe liderin e saj Abdulhamid al-Dbeibah. mb/

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR