Erdogan paralajmëroi kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm
- Post By Besir Saiti
- 17:07, 9 qershor, 2022

Izmir, 9 qershor 2022 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot deklaroi se përsëri do të kandidon në zgjedhjet presidenciale të përcaktuara për qershorin e vitit 2023.
“Këtu them, Taip Erdogan është kandidat për president i aleancës popullore”, theksoi Erdogan para mbështetësve të tij në Izmir.
Pas pothuajse 20 vjet në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit, do të del në zgjedhje në kushte të rritjes së krizës valutore, shkalla më e lartë e inflacionit në dy dekadat e fundit dhe rritje të papunësisë, ndër problemet tjera.
Opozita, poashtu, e akuzon Erdoganin për përforcim të kërcënimit të rivalëve potencial politik në kontekst të zgjedhjeve në vitin 2023.
AKP dhe MHP krijuan aleancë në zgjedhjet e 2018, kur Erdogani u rizgjodh president edhe me autorizime më të mëdha. bs/