• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogan: Krimet ushtarake të Izraelit nuk duhet të mbeten pa përgjigje

Erdogan: Krimet ushtarake të Izraelit nuk duhet të mbeten pa përgjigje

Doha, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot i ka dënuar, siç tha, krimet ushtarake të Izraelit dhe krimet kundër njerëzimit në Rripin e Gazës, njofton Anadollu.

"Krimet ushtarake izraelite dhe krimet kundër njerëzimit në Gaza nuk duhet të mbeten pa përgjigje", tha Erdogan në fjalën e tij në samitin e Këshillit për bashkëpunim të Ishullit (GCC) në kryeqendrën e Katarit, Doha.

Erdogan, gjithashtu tha se prioritet i Turqisë është që "të kujdeset të zbatojë armëpushim të përhershëm në Gaza dhe që ndihma humanitare të dërgohet pa asnjë ndërprerje".

Presidenti turk e kritikoi edhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

"Administrata e Netanjahut, që ta vazhdojë jetën e saj politike, e vë në rrezik gjithë rajonin tonë, të ardhmen dhe sigurinë e saj", theksoi Erdogan.

Lideri turk e lavdëroi Katarin dhe Organizatën për bashkëpunim islamik (OBI) për askionet e tyre në Gaza.

"Diskutimet gjatë Organizatës së Konferencës islamike për Gazën ishin domethënëse për veprime të përbashkëta për të ndjekur më tej këtë çështje", tha Erdogan dhe përshëndeti "përpjekjet e Katarit për të arritur pauzë humanitare në Gaza".

Ai shtoi se konflikti në Gaza nuk duhet të lejohet të kthehet në një konflikt rajonal në të cilin do të përfshihet Siria.

Erdogan theksoi gjithashtu se Turqia ka ruajtur statusin e saj si një port i sigurt për investitorët ndërkombëtarë.

“Ne jemi të gatshëm për çdo lloj mbështetje për vëllezërit tanë që besojnë në ekonominë tonë”, tha presidenti turk. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR