Energoatom: Rusët sërish e granatuan Zaporozhjen
- Post By Fortuna Bakija
- 12:39, 27 gusht, 2022

Kiev, 27 gusht 2022 (MIA) – Kompania shtetërore bërthamore ukrainasw Energoatom sot kumtoi se forcat ruse e kanë granatuar kompleksin e centralit bërthamor Zaporozhje, që është nën kontrollin rus nga marsi.
Në kumtesën e kanalin Telegram të kompanisë, theksohet se ushtarët rusë në 24 orët e fundit sërish e kanë granatuar territorin e centralit bërthamor dhe se po vlerësohet dëmi.
Centrali më i madh bërthamor në Evropë gjendet në jug të Ukrainës në bregun e majtë të lumit Dnjepar.
Paraprakisht sot Ministria ruse e Mbrojtjes i akuzon forcat ukrainase se në 24 orët e fundit tre herë e kanë granatuar kompleksin rreth centralin bërthamor në Zaporozhje.
Paraprakisht, një anëtar i administratës rajonale proruse, Vladimir Rogov, njoftoi se forcat ukrainase sërish e granatojnë qytetin Energodar, në afërsi të së cilit ndodhet centrali bërthamor Zaporozhje. fb/