EMA miraton vaksinën kundër lijës së majmunit
- Post By Besir Saiti
- 19:45, 22 korrik, 2022

Amsterdam, 22 korrik 2022 (MIA) – Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar se ka miratuar vaksinën kundër lija të mëdha që do të përdoret në parandalimin e lijës së majmunëve.
EMA ka rekomanduar që vaksina antivirale "Imvaneks" të përfshihet në mbrojtjen e të rriturve kundër lijës së majmunëve, kumtoi rregullatori evropian për barna.
Vaksina e lisë mendohet se ofron mbrojtje të fuqishme kundër lisë së majmunëve, por nuk dihet se sa zgjat mbrojtja pas vaksinimit.
Vaksina "Imvaneks", e prodhuar nga kompania daneze "Bavarian Nordik", është miratuar në BE që nga viti 2013 për parandalimin e lijave të mëdha. bs/