• e premte, 05 dhjetor 2025

Ekuador: Të paktën 17 të vdekur në përleshjen midis të burgosurve

Ekuador: Të paktën 17 të vdekur në përleshjen midis të burgosurve

Kito, 25 shtator 2025 (MIA) - Të burgosurit të cilët i përkasin bandave rivale sot u përleshën ashpër në burgun Esmeraldas, në pjesën veriperëndimore të Ekuadorit, pas çka humbën jetën 17 persona. 

"Në këtë përkeshje humbën jetën 17 të burgosur", kumtoi administrata e burgut, duke shtuar se numri i viktimave mund të jetë më i madh.

Në përleshjen midis bandave rivale në burgje prej vitit 2021 deri më tani kanë humbur jetën deri në 500 persona. Të hënën, në përleshjet në një burg tjetër, në Maçalla në jugperëndim, humbën jetën 13 të burgosur dhe një roje. 

Përleshjet shpërthyen në burgun Esmeraldas, afër kufirit me Kolumbinë, ku policia kumtoi se gjeti të burgosur të vdekur në dy blloqe të ndara burgu. 

Këto burgje shpesh janë qendra operative për bandat e krimit të organizuar tëë cilët e kanë shndërruar Ekuadorin, dikur parajsë paqeje në Amerikën Latine, në një nga vendet më të dhunshme. 

Ekuadori mbetet pika kryesore për transferimin e kokainës së prodhuar me Kolumbinë dhe Perunë fqinje. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR