• e premte, 05 dhjetor 2025

Egjipti është i gatshëm t'i bashkohet forcave ndërkombëtare paqësore në Rripin e Gazës

Egjipti është i gatshëm t'i bashkohet forcave ndërkombëtare paqësore në Rripin e Gazës

Rafah, 18 gusht 2025 (MIA) - Egjipti është i gatshëm t'i bashkohet çdo force ndërkombëtare që mund të sistemohet në Rripin e Gazës, bëri të ditur sot diplomacia egjiptiane, pasi që i është dorëzuar një propozim i ri për armëpushim në territorin palestinez lëvizjes Hamas në Kajro.

"Jemi të gatshëm të kontribuojmë drejt çdo fuqie ndërkombëtare që mund të sistemohet në Rripin e Gazës, nën kushtin që ajo të bazohet në "rezolutën e Këshillit të Sigurisë të KB-së, mandat i qartë dhe të jetë pjesë e perpsektivës politike", tha ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Badër Abdelati.

Ai shtoi se pa perspektivë politike, do të ishte e pakuptimtë që të sistemohen forca.

Abdelati i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp me kryeministrin palestinez Mohamed Mustafa në pikën kufitare Rafah në Rripin jugor të Gazës.

Egjipti ka bërë thirrje prej kohësh për unitet palestinez nën kujdesin e Autoritetit Palestinez, i cili humbi kontrollin e Rripit të Gazës nga lëvizja islamike Hamas në vitin 2007.

Kajro është gjithashtu "e gatshme të kontribuojë në çdo përpjekje ndërkombëtare për të krijuar një shtet palestinez", shtoi ministri egjiptian.

Një zyrtar palestinez i paidentifikuar tha se një propozim i ri për një armëpushim në Rripin e Gazës i ishte dorëzuar Hamasit të hënën. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR