• e martë, 24 dhjetor 2024

Edhe një anije me grurë ka lundruar nga porti ukrainas

Edhe një anije  me grurë ka lundruar nga porti ukrainas

Kiev, 22 shtator 2023 (MIA) - Anija e dytë transportuese "Arojat" e ka lëshuar portin ukrainas të Detit të Zi, Çornimosrsk, pasiu që është ngarkuar me grurë, deklaroi sot një burim nga industria.

Anijet transportuese Resilient Afrika (Resilient Africa dhe Aroyat) kanë arritur në Ukrainë të shtunën dhe është dashur të shkojnë pasi që do të ngarkojnë pothuajse 20.000 tonë grurë për Afrikën dhe Azinë.

Anija, Resilient Afrika e ka lëshuar Ukrainën të martën me ngarkesë prej 3.000 tonë metrik grurë

Dërgesat janë test për aftësinë që Ukraina sërish t'i hapë rrugët detare pasi që marrëveshja e arritur me ndërmjetësim të KB-së që t'i lejohet të eksportojë grurë dështoi kur Rusia u tërhoq.

Ukraina muajin e kaluar paralajmëroi"korridor humanitar" në Detin e Zi që t'i lirojë anijet e bllokuara në portet e saj pasi që Rusia e sulmoi vendin në shkurt të vitit 2022 dhe ta anashkalojë marërveshjen e pasuksesshme.

Moska ka filluar sulme të shpeshta me fluturake pa pilot dhe raketa ndaj infrastrukturës për eksport të grurit në Ukrainë.

Tre portet e detare në Odesa, duke përfshirë edhe Çornimorsk kanë porositur dhjetëra milionë tonë grurë gjatë pushtimit rus sipas marrëveshjes me ndërmjetësim të KB-së.

Pesë nga disa anije të bllokuara në Odesa deri më tani janë larguar nga porti duke përdorur një korridor të përkohshëm që kalon përgjatë bregut perëndimor të Detit të Zi në afërsi të Rumanisë dhe Bullgarisë.

Marrëveshja për grurin në Detin e Zi u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia në korrik të vitit 2022 për të luftuar krizën globale ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR