• e premte, 05 dhjetor 2025

Dy ushtarë të lënduar në konfliktin e armatosur midis Tajlandës dhe Kamboxhias në pjesën kontestuese të kufirit të tyre të përbashkët

Dy ushtarë të lënduar në konfliktin e armatosur midis Tajlandës dhe Kamboxhias në pjesën kontestuese të kufirit të tyre të përbashkët

Bangkok, 24 qershor 2025 (MIA) - Përleshje të armatosura u regjistruan sot midis Tajlandës dhe Kamboxhias në pjesën e kufirit të kontestueshëm të tyre të përbashkët, kumtuan të dyja palët, duke akuzuar njëra-tjetrën se sulmuan të parat pas disa javë tensione dhe përleshje diplomatike.

Përleshjet erdhën pasi që Tajlanda tërhoqi ambasadorin e tij nga Kamboxhia mbrëmë vonë dhe tha se do të dëbonte ambasadorin kamboxhian në Bangkok, pasi që një ushtar i dytë tajlandez humbi gjymtyrë nga një minë anti-personel për të cilën Tajlanda tha se ishte vendosur së fundmi në zonën kufitare të kontestueshme.

Ushtria tajlandeze sot kumtoi se Kamboxhia kishte nisur një dron zbulues para se të dërgonte trupat e saj të armatosura rëndë në zonën e kontestueshme, rreth 360 km nga Bangkoku.

Zëdhënësi i ushtrisë tajlandeze tha se forcat e Kamboxhas hapën zjarr dhe se dy ushtarë tajlandezë u plagosën.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kamboxhias tha se bëhet fjalë për sulm të paprovokuar nga Tajlanda dhe se forcat kamboxhiane vepruan në vetëmbrojtje.

Funksionari ushtarak publikoi se Tajlanda po mbyll të gjitha pikat kufitare me Kamboxhian.
"Luftime po udhëhiqen në gjashtë zona përgjatë kufirit kontestues", tha zyrtari ushtarak Surasan Kongsiri. Tre civilë u plagosën rëndë, duke përfshirë dhe një djalë pesëvjeçar, shtoi ai.

Ministria e Arsimit në Tajlandë ka mbyllur të gjitha shkollat në provincën Surin e cila ndodhet në afërsi të kufirit të kontestuar.

Ministrja e Arsimit, Narumon Pinjosinvat u bëri thirrje personave zyrtarë që të monitorojnë situatën dhe të koordinohen me forcat lokale të sigurisë. Ajo tha se ndwrprerja e mësimit është masë preventive për të mbrojtur nxënësit, mësimdhënësit dhe personelin e shkollës. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR