Dy raste të antraksit dhe një e malaries janë konfirmuar në Rumani
- Dy raste të antraksit dhe një e malaries janë konfirmuar në Rumani. Instituti kombëtar për Hulumtim dhe Zhvillim Mjekësor Ushtarak "Kantakuzino" mbrëmë konfirmoi diagnozën e antraksit tek dy persona të shtruar në Institutin Kombëtar për Sëmundje Infektive "Dr. Matei Bals" në Bukuresht.
- Post By Ramize Qamili
- 11:14, 11 korrik, 2025
Bukuresht, 11 korrik 2025 (MIA) - Dy raste të antraksit dhe një e malaries janë konfirmuar në Rumani. Instituti kombëtar për Hulumtim dhe Zhvillim Mjekësor Ushtarak "Kantakuzino" mbrëmë konfirmoi diagnozën e antraksit tek dy persona të shtruar në Institutin Kombëtar për Sëmundje Infektive "Dr. Matei Bals" në Bukuresht.
Ministria e Shëndetësisë informoi se të dy pacientët janë në gjendje stabile dhe nën mbykëqyrje mjekësore.
Njëri pacient ka forma të lehta të sëmundjes, ndërsa djali i tij - me komplikime të matura, por pa rrrezik. Pacientët marrin trajtim dhe kujdes të duhur mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë shtoi se pacientët kanë përpunuar dhe kanë konsumuar mish deleje nga ferma e tyre. Sipas mjekëve, ekziston rrezik minimal i transmetimit të sëmundjes tek njerëzit.
Ministria e Shëndetësisë në Bukuresht mbrëmë konfirmuan dhe rastin e malarias në Bukuresht.
Diagnoza është konfirmuar tek një burrë 69 vjeçar nga Bukureshti, i cili po mjekohet në spitalin e Klinikës për sëmundje infektive dhe tropikale "Dr. Viktor Bbesh".
Pacineti është në gjendje stabile dhe i është nënshtruar trajtimit të specializuar.
Sipas informacionit në dispozicion, ai nuk ka udhëtuar së fundmi jashtë shtetit. Departamenti i Shëndetit Publik në Bukuresht ka kryer anketë epidemiologjike për rastin.
Që nga fillimi i vitit, në Rumani janë konfirmuar 21 raste të malarias tek personat të cilët udhëtuan në vendet ku sëmundja është e përhapur. rq/
Foto: arkivi i EPA-s