Dy persona të plagosur në një incident të armatosur në qendrën tregtare në Malme
- Post By Fortuna Bakija
- 19:09, 19 gusht, 2022

Stokholm, 19 gusht 2022 (MIA) - Dy persona janë plagosur në një qendër tregtare në qytetin suedez Malme.
Sipas dëshmitarëve okularë në qendrën tregtare janë dëgjuar të shtëna.
Edhe zëdhënësi i policisë konfirmoi se në qendrën tregtare ka pasur të shtëna.
Në vendin e incidentit ka një numër të madh të policëve të armatosur. fb/