• e premte, 05 dhjetor 2025

Dy persona kanë vdekur, 10 rezultojnë të zhdukur në përmbytjet në Kinën lindore

Dy persona kanë vdekur, 10 rezultojnë të zhdukur në përmbytjet në Kinën lindore

Pekin, 22 korrik 2025 (MIA) - Dy persona kanë vdekur, ndërsa 10 rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e sotme të rrëmbyeshme që goditën një provincë lindore kineze, kumtuan autoritetet lokale.

Stuhia goditi Qarkun Lajvu në Xhinan, kryeqytetin e provincës Shandong, me 364 milimetra reshje të shiut, kumtuan autoritetet rajonale.

Reshjet shkaktuan përmbytje të menjëhershme në afërsi të dy fshatrave në komunën Davabgzhuang, me ç'rast janë shkatërruar 19 shtëpi, njoftoi Sinhua. Autoritetet lokale kanë nisur operacione për kërkim dhe shpëtim.

Provinca Shandong është rajon me popullsi të dendur në bregdetin lindor të Kinës. Reshjet monsune të verës shpesh e godasin këtë pjesë të vendit, por ngjarjet ekstreme të motit janë bërë më të shpeshta dhe intensive vitet e fundit, që shumë ekspertë i lidhin me ndryshimet klimatike. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR