Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 18 u lënduan kur një kamion hyri në tregun e Koresë së Jugut
- Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 18 u lënduan kur një kamion hyri në tregun Xheli, në qytetin Buçeon, nga jugperëndimi Seulit, kumtuan autoritetet e Koresë së Jugut mëngjesin e sotëm.
- Post By Ramize Qamili
- 11:09, 13 nëntor, 2025
Seul, 13 nëntor 2025 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 18 u lënduan kur një kamion hyri në tregun Xheli, në qytetin Buçeon, nga jugperëndimi Seulit, kumtuan autoritetet e Koresë së Jugut mëngjesin e sotëm.
Incidenti ndodhi rreth orës 11 sipas kohës lokale, publikoi Jonhap.
Policia kumtoi se shoferi, një burrë rreth të gjashtëdhjetave, është arrestuar në vendngjarje.
"Shoferi pohon se ka pasur përshpejtim të papritur dhe të paqëllimshëm, por kjo është e vështirë të konfirmohet bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë të automjetit në lëvizje", deklaroi përfaqësuesi i stacionit të zjarrfikësve të Buçeon, Park Geum Çon.
Sipas tij, shoferi nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës.
Kamioni fillimisht u kthye mbrapa rreth 28 metra, pastaj përshpejtoi përpara rreth 150 metra dhe goditi njerëzit që ishin në treg, por nuk goditi dyqanet.
Dy gra rreth të shtatëdhjetave kanë vdekur.
Ndërsa midis të lënduarve ka dhe disa persona me lëndime të rënda.
Policia heton se si ka ndodhur incidenti, duke përfshirë mundësinë e një defekti të automjetit. rq/
Foto: Jonhap