• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dy funksionarë të "Demokracisë serbe" janë lëshuar në liri pas arrestimit në urën në veri të Mitrovicës

Dy funksionarë të

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Janë liruar personat e arrestuar sot, pasi të njëjtit afër urës në Mitrovicën Veriore kanë penguar punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen, mirëpo të njëjtit kanë vazhduar duke penguar dhe duke mos lejuar realizimin e punimeve, si dhe kanë provokuar dhe kanë nxitur tensione.

“Disa persona të nacionalitetit serb ishin tubuar sot në një lokacion afër urës në veri të Mitrovicës dhe të njëjtit kanë filluar të pengojnë punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje si “severna brigada” etj. të cilat ishin në shesh afër urës.

Personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen, mirëpo të njëjtit kanë vazhduar duke penguar dhe duke mos lejuar realizimin e punimeve, si dhe kanë provokuar dhe kanë nxitur tensione”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq siç thuhet në njoftim, njësitet policore relevante, me qëllim të qetësimit të situatës dhe krijimit të mundësive për punë, janë detyruar të veprojnë dhe kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona”.

Ndryshe, para stacionit policor në veri të Mitrovicës u mblodhën disa qytetarë të komunitetit serb për të protestuar për lirimin e tyre. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR