Dumani: Që nga viti 2020, në Shqipëri janë konfiskuar prona me vlerë mbi 300 milionë euro të fituara përmes larjeve të parave
- Shefi i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK), Altin Dumani, deklaroi se "vlera e mjeteve të krijuara përmes larjeve të parave, të cilat janë konfiskuar dhe sekuestruar, arrin mbi 300 milionë euro.
- Post By Ramize Qamili
- 20:26, 6 nëntor, 2025
Tiranë, 6 nëntor 2025 (MIA) - Shefi i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK), Altin Dumani, deklaroi se "vlera e mjeteve të krijuara përmes larjeve të parave, të cilat janë konfiskuar dhe sekuestruar, arrin mbi 300 milionë euro.
“Në lidhje me larjen e parave, Prokuroria e Posaçme ka rritur numrin e procedimeve penale të regjistruam numrin e të pandehurve, të gjykuarve, ka rritur vlerën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara. Që nga viti 2020 deri n vitin 2024 vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuarve, ishte 230 milionë euro sot mund të kemi kaluar mbi 300 milionë euro", deklaroi Dumani për televizionin shtetëror shqiptar, publikoi ATSH.
Ai theksoi se në hetimet është bë e qartë se "zbuluam se paratë e pista ishin investuar në turizëm".
Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e komunës së Tiranës, Erion Veliaj, se ai mund të kthehet në detyrë, edhe pse është në paraburgim, Dumani tha se kjo nuk ndikon aspak në hetimet e SPAK-ut.
Dumani potencoi se nuk donte të hynte në detaje, duke theksuar se Gjykata është ajo që vendos nëse kriteret janë konfirmuar me Ligjin e procedurës penale për përcaktimin e masës dhe vazhdojnë të zbatohen. rq/
Foto: SPAK