• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Droni amerikan ka rënë për shkak të një manovre të ashpër, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes

Droni amerikan ka rënë për shkak të një manovre të ashpër, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes

Moskë, 14 mars 2023 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi sot se droni amerikan MQ-9 ka rënë në Detin e Zi për shkak të një manovre të ashpër dhe se luftëtarët rusë nuk kanë hapur zjarr ndaj aeroplanit amerikan dhe as a kanë pasur ndonjë kontakt me të.

Në komunikatë theksohet se fluturakja amerikane i ka shkelur kufijtë e hapësirës ajrore të regjimit mbi Detin e Zi, duke bërë që aeroplanët luftarakë rusë ta kapnin atë.

Siç thekson Ministria, droni me transponderë të fikur ka fluturuar në drejtim të kufirit rus në rajonin e Krimesë, raporton RIA Novosti.

Në njoftim thuhet se për shkak të manovrimit të mprehtë, droni amerikan ka fluturuar në mënyrë të pakontrolluar, ka humbur lartësinë dhe ka rënë në ujë.

Komanda evropiane e Forcave të armatosura të SHBA-së kumtoi paraprakisht sot se një dron amerikan MQ-9 u rrëzua në Detin e Zi pasi u përplas me një aeroplan luftarak rus Su-27 në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Prajs deklaroi se ambasadori rus në SHBA, Anatolij Antonov, është thirrur sot në Departamentin e Shtetit pas incidentit me dronin amerikan që u rrëzua në Detin e Zi.

Ai shtoi se SHBA-ja po komunikon drejtpërdrejt me palën ruse në një nivel të lartë për të përcjellë qëndrimin e tij në lidhje me incidentin. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR