• e premte, 05 dhjetor 2025

Dronët izraelit gjuajtën granata në afërsi të paqeruajtësve të KB-së në Liban

Dronët izraelit gjuajtën granata në afërsi të paqeruajtësve të KB-së në Liban

Bejrut, 3 shtator 2025 (MIA) - Dronët izraelitë gjuajtën katër granata në afërsi të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, përderisa ata pastronin bllokada në rrugët që pengonin qasjen në pozicionet e tyre në Libanin jugor, kumtuan forcat e përkohshme të KB-së në Liban (UNIFIL).

"Ky është një nga sulmet më serioze ndaj personelit dhe aseteve të UNIFIL-it që nga arritja e marrëveshjes së armëpushimit në nëntor të vitit të kaluar", theksohet në kumtesë.

Një granatë ra në vetëm 20 metra larg personelit dhe automjeteve të KB-së, ndërsa tre të tjerat rreth 100 metra.

UNIFIL theksoi se armata izraelite ishte njoftuar më herët për aktivitetet e paqeruajtësve në pastrimin e rrugëve.

Javën e kaluar, Këshilli i Sigurimit të KB-së vendosi njëzëri të vazhdojë mandatin e misionit deri në fund të vitit 2026, pas çka do të fillojë reduktim dhe tërheqje graduale dhe të sigurt të forcave.

Forcat e përkohshme e KB-së në Liban u krijuan në vitin 1978 dhe patrullojnë në kufirin jugor të vendit me Izraelin. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR