• e shtunë, 06 dhjetor 2025

DPA: BE-ja gati të vendosë tarifa për mallrat amerikane me vlerë 109 miliardë dollarë nëse dështojnë negociatat

DPA: BE-ja gati të vendosë tarifa për mallrat amerikane me vlerë 109 miliardë dollarë nëse dështojnë negociatat

Bruksel, 24 korrik 2025 (MIA) - Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar propozim-masën e Komisionit Evropian për zbatimin e mundshëm të tarifave të produkteve amerikane me vlerë totale prej 93 miliardë euro (rreth 109.4 miliardë dollarë) nëse dështojnë negociatat tregtare me SHBA-në, kumtuan burimet diplomatike për DPA.

Masat përfshijnë një listë të miratuar tashmë të produkteve me vlerë 21 miliardë euro, si dhe një listë të re të mallrave shtesë me vlerë 72 miliardë euro.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, së fundmi paralajmlroi vendosjen e tarifave prej 30 për qind për importet nga BE-ja, duke filluar nga 1 gushti.

Dhe pavarësisht miratimit të kundërmasave të mundshme, Unioni ende shpreson për një zgjidhje të negociuar të mosmarrëveshjes me Uashingtonin.

Tramp dje deklaroi se SHBA-ja është gati të ulin tarifat e paralajmëruara nëse BE-ja hap tregun e saj për kompanitë amerikane.

"Nëse ata bien dakord ta hapin Unionin për bizneset amerikane, atëherë do t'u paguajmë tarifë më të ulët", tha Trampi në ngjarjen kushtuar inteligjencës artificiale. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR