• e hënë, 23 dhjetor 2024

Doganierët bullgarë zbuluan dhe sekuestruan 35 armë dhe 557.000 euro

Doganierët bullgarë zbuluan dhe sekuestruan 35 armë dhe 557.000 euro
Sofje, 17 nëntor 2022 (MIA) – Doganierët në vendkalimin kufitar midis Bullgarisë dhe Turqisë, “Kapiten Andreevo”, gjatë kontrollit të një kamioni zbuluan dhe konfiskuan 35 armë dhe katër korniza të zbrazëta të municionit, kumtoi Agjencia doganore bullgare. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, në vendkalimin kufitar "Kapiten Andreevo" ka mbërritur një minibus me regjistrim të huaj, i drejtuar nga shoferi 47-vjeçar, i cili ka udhëtuar i vetëm nga Turqia për në Gjermani. Arma e kontrabanduar  është sekuestruar, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit është bërë kallëzim penal. Përderisa ndodheshin në kufirin bullgaro-rumun, doganierët zbuluan në një kamion 557 mijë euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në kamionin që transportonte ushqime nga Holanda në Bullgari. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR